Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, pas shqiponjës që bëri në ndeshjen Zvicër-Serbi, është kthyer në një person shumë të urryer nga serbët.

Por edhe pse kanë kaluar disa javë që nga ndeshja e Botërorit, serbët vijojnë të jenë të irrituar me futbollistin shqiptar që aktivizohet me Zvicrën.

Së fundmi në lidhje me shqiponjën e Shaqirit, gazeta “Independent” i ka kushtuar një artikull, ku shkruan:

“Shqiptari nga Kosova, Xherdan Shaqiri, shkaktoi polemika në Kampionatin Botëror në Rusi gjatë verës pasi festoi me “shqiponjë” pas golit të fitores në ndeshjen kundër Serbisë.”

Ky artikull vjen një ditë para ndeshjes së Liverpool kundër Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjithashtu theksohet fakti se Shaqiri mund të mos ftohet fare në udhëtimin e Liverpoolit kundër Crvena Zvezdës pasi kjo mund të shkaktojë tensione politike.

Ditë më parë ka folur edhe gjakovari për ndeshjen me skuadrën serbe, teksa ka shtuar se: “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë thjesht shkoj për të luajtur futboll. Nuk merakosem për asgjë, dhe shkoj të luaj”.

Nga ana tjetër, drejtori sportiv i klubit serb ka pohuar se ai do të bëjë të pamundurën për të mbrojtur Shaqirin.

“Mendoj se Shaqiri do të jetë në një presion të madh psikologjik sepse ai e di ku do të vijë”, tha Zvezdan Terzic.

Takimi i shumëpritur do të zhvillohet ditën e nesërme, por më parë pritet të konfirmohet lista nëse gjakovari do të jetë me skuadrën apo do ta shohë sfidën nga ekrani. /albeu.com./