Kalvari i gjatë i zënkave midis dy reperave më të pëlqyer shqiptarë, Noizy dhe Ledri i erdhi fundi më bashkëpunimin në një klip.

Me sa duket Noizy i ka rregulluar marrëdhëniet edhe me Dafina Zeqirin duke lënë pas çdo keqkuptim dhe duke u shfaqur me këtë të fundit në një këngë të re, mjaft të preferuar nga fansat.

Nuk dihet nëse mes tyre ka diçka, duke marrë parasysh se ajo është ish e dashura e mikut të tij, por edhe ajo që dikur Noizy i dedikonte rima në këngët e tij si thumbime për Ledrin.

Gjithçka filloi kur Ledri ishte pjesë e labelit Babastars dhe grupet rivale nisën jo vetëm DISS-et por edhe armiqësi personale.

Me sa duket ata i kanë lënë gjithçka të shkuarës dhe këtë e ka provuar Noizy me anë të një fotoje që ka postuar në profilin e tij në Instagram.

Dafina është zyrtarisht pjesë e labelit OTR.