Një punonjës i një servisi të makinave është dënuar me burg për vjedhjen e të dhënave personale të klientëve nga ish punëdhënësi i tij.

Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) thotë se është hera e parë që dikush do të shkojë në burg si rezultat i një rasti të tillë.

Mustafa Kasim vodhi informacion mbi aksidentin dhe emrat, numrat e telefonit dhe detajet e automjeteve të atyre që ishin përfshirë. Kasim përdori detajet e identifikimit të ish bashkëpunëtorëve për të hyrë në softuerin e përdorur për të vlerësuar kostot e riparimit, të cilat ruanin të dhënat personale.

Ai u dënua me gjashtë muaj burg, pasi u deklarua fajtor në Wood Green Crown Court në Londër./Shqipëriaime (G.B)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP