Drejtësia shqiptare vijon të jetë nën thundrën e k*imit dhe të ko*rupsionit. Edhe kur po tentohet aplikimi i një drejtësie me njerëz të ndershëm, sërish kasta e vjetër që janë brenda gjyqësorit kanë aktive makinacionet e padrejtësisë.

Sot u zbut masa e sigurisë për dy ish deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Nga ar*est me b*rg, në ar*est shtëpie dhe shumë shpejt pritet të jenë të lirë. Pas gjithë operacionit të bujshëm për ar*estimin e dy ish funksionarëve të lartë gjithçka merr trajtën e një flluske sapuni.

Advertisements

Dy deputetët, jo vetëm do t’ja hedhin drejtësisë, por tanimë janë në të drejtën e tyre të hedhin në gjyq për dëm moral dhe të figurës.

Ende është e panjohur dora që nxit operacione “të bujshme” pa u kopsitur dosjet dhe akuzat, që më pas rezultojnë boshe.

Nëse vijohet me këtë taktikë ditë edhe më të zeza e presin Shqipërinë dhe akoma më shumë qesharake bëhet drejtësia shqiptare.

Advertisements

Nëse përgjegjësit “ia hedhin” kush do të ndëshkohet nga drejtësia shqiptare?! Është emergjente për t’i thënë “Stop” kësaj praktike, e cila lë në qeli “cironka”, ndërsa “kokat” e k*imit shijojnë lirinë.