Ndërsa prej javësh kanë filluar të prezantohen konkurrentet e “Kënga Magjike”, ditën e sotme u njohëm me prezantuesen që do t’i bashkohet këtij spektakli.

Tre netët finaliste të edicionit të 20-të spektaklit do të prezantohen, jo vetëm nga Ardit Gjebrea dhe Bora Zemani, por edhe nga balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa.

Përmes një lidhje direkt në “E diela shqiptare”, dy moderatorët zbuluan surprizën duke treguar se, Pepa do t’i bashkohet këtë edicion të spektaklit të njohur të muzikës shqiptare.

Nga ana tjetër Klaudia tregoi se nuk do të vijë e vetme në Shqipëri pas dy javësh, për të nisur përgatitjet.

“Do të vij me një ushtri. Me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga ‘Mediaset’”, tregoi ajo.
Kujtojmë se vitin e kaluar në “Kënga Magjike”, Ardit Gjebrea u shoqërua nga prezantueset Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.