Elvana Gjata më në fund ka dhënë dëshminë e para të saj lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në fillim të muajit tetor, ku u përfshi dhe i dashuri i saj Ervin Mata. Gjata ishte në kërkim policor, pasi pak pas ngjarjes u largua drejt Gjermanisë.

Këngëtarja u ndalua të shtunën e kaluar në Rinas dhe më pas u shoqërua në ambientet e policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje. Për këngëtaren Gjata ishte lëshuar një urdhër ndalimi nga prokuroria e Tiranës, pasi nevojitej administrimi i dëshmisë së saj lidhur me çështjen penale që prokuroria ka regjistruar për masakrën e 4 tetorit 2018.

Advertisements

Elvana Gjata është njohur me urdhrin e shoqërimit me forcë të nxjerrë nga prokuroria dhe me vullnetin e saj, së bashku me policët e Rinasit, është shfaqur ditën e shtunë në ambientet e policisë së Tiranës. Intervistimi i saj është bërë nga një oficer i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku për gati 40 minuta Gjata është pyetur në cilësinë e deklarueses që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Pas pyetjes së artistes ajo është lënë e lirë dhe njëherazi ka dalë nga kërkimi policor, pasi prokuroria nuk kishte kërkuar asnjë masë parandalimi ndaj saj, veç shoqërimit të detyrueshëm. Në rrëfimin e saj këngëtarja Elvana Gjata dhënë në policinë e Tiranës, ditën e shtunë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, ka deklaruar se nuk i njeh personat me të cilët është konfliktuar i dashuri i saj, Ervin Mata.