Një diamant i rrallë prej $ 50 milionësh do të vendoset për ankand për herë të pare në Gjenevë të martën.

Në mbi 10 karate, perlë “praktikisht e padëgjuar” e quajtur The Pink Legacy është vendosur për të shkuar nën çekiçin në ankandin vjetor Magnificent Jewels të Auction House Christie më 13 nëntor.

Guri prej rreth 19 karatësh i prerë drejtkëndor është vlerësuar të shkojë mes $ 30 dhe 50 milion. Specialisti ndërkombëtar i bizhuterisë në Christie, Jean-Marc Lunel, tha për AFP: ‘Nëse e konsideroni se shumica e diamanteve rozë peshojnë më pak se një karat është me të vërtetë diçka.

“Kjo është ndoshta më e bukura (mostra) e paraqitur ndonjëherë në ankand publik.” Ai shtoi se diamanti i shtrenjtë me ngjyrë të gjallë u zbulua në një minierë të Afrikës së Jugut rreth një shekull më parë dhe ishte ‘ndoshta prerë në vitet 1920’.

Diamanti unik dikur i përkiste familjes Oppenheimer, e cila për dekada me radhë drejtoi kompaninë e minierave të De Beers dhe kontrolloi pjesën më të madhe të tregtisë së diamantit në botë gjatë tri gjeneratave.

Nuk dihet se kush do te jete pronari aktual./Shqiperia Ime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP