Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të ekranit. Ajo u bë e njohr si velina e ‘Stopit’ ndërkohë që është shpallur Miss Fotozhenia si dhe Miss Universe. Në një intervistë e pyetur se sa e vështrirë është të jesh e famshme ajo shprehet:

‘Është shumë e vështirë të jesh person publik, pasi nuk blen dot dhe bukën pa u “kuruar”, sepse mezi presin të të fotografojnë sa më keq (qesh). Por, është edhe pjesa tjetër e njerëzve dashamirës që të kërkojnë foto, të përshëndesin apo komplimentojnë. Për disa të tjerë, motivim për të ndjekur rrugën e artit dhe kjo më bën vërtetë të ndihem mirë.’

E më tej bukuroshja rrëfen dhe planet për të ardhmen si dhe marrëdhëniet me drejtuesit e emisionit, Saimirin dhe Gentin ku shprehet se shkojnë shumë mirë.