Alban Dudushi është një nga moderatorët që ka vite në televizion dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. I ftuar në “Pop Culture”, Dudushi ka treguar se para se të fillonte në televizion kishte punuar si punëtor i thjeshtë me llaç e tulla.

Dudushi ka treguar për teleshikuesit e emisionit, se në atë kohë i është dashur të ngrejë pesha të rënda, gjë që ka sjellë edhe reagimin e moderatores Dojna Mema, e cila me shaka i thotë Dudushit, se duke bërë muskuj, ai e kishte më të thjeshtë të bënte për vete femrat.