Liverpuli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër serbëve të Crvena Zvezdës me rezultatin 4-0, ndërsa pas ndeshjes, trajneri Klop ka komplimentuar shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

Tekniku ka veçuar performancën e Shaqirit, gjithashtu edhe atë të Adam Lallanas e Fabinhos.

Ai u shpreh:

Ishte mirë që shënuan treshja e sulmit, por ishte mirë që pamë edhe Adamin që u kthye, pamë kundërsulme, pasime si dhe lojën e Danielit. Ishte një ndeshje e mirë futbolli dhe një fitore e merituar. Fabinho ishte i mirë nga fillimi, Shaqiri u përfshi në gjithçka. Është një lojtar shumë i mirë dhe kjo na ndihmoi. Mendoj se ai pati paraqitje shumë të mirë”.