Kryeministri Rama publikon një video, ku shihet me bashkëshorten Linda dhe djalin Zaho në avionin e Air Albania, së bashku me disa qytetarë të cilët e inauguruan herën e parë linjën ajrore shqiptare falas.

Mes qytetarëve në video shihen shumë fëmijë të tjerë, mes tyre një vajzë që tregon se fluturon për herë të parë. Një grua thotë: S’na e ka bërë njeri kurrë, ne kemi nevojë! E ndërkohë një tjetër thotë: U kënaqëm shumë…ishte eksperiencë e bukur.

Përbri videos, Rama shkruan: Dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIRALBANIA❤ që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super! Shihni videon më poshtë/ Tiranapost.al