Tre muaj më parë Bleona publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “I don’t need you love” i cili u pëlqye shumë nga publiku dhe si gjithmonë këngëtarja shfaqej e veshur plot stil dhe ekstravagante. Gjatë xhirimeve të pjesës kur Bleona spërkat me benzinë një makinë dhe i vë flakën, ka ndodhur një sherr.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Bleona tregoi se në momentin e fundit, personi që hapte dhe mbyllte derën e vendit të xhirimit hoqi prizën dhe këtu nisi sherri.

“Roja që hap dhe mbyll derën e vendit të xhirimit, u lodh, donte të ikte në shtëpi dhe në këtë moment hoqi prizën sepse tha me vete ‘Nuk e di kush është kjo këngëtare dhe unë po hëq prizën po iki në shtëpi’. Në këtë moment unë i dola me stilin shqiptar dhe ja sqarova. Duke qenë se ai na prishi videon u krijua konflikt”, tregoi Bleona dhe më pas në ekran u transmetua një video nga xhirimet ku Bleona shfaqet duke bërë sherr me personin.

“Ti paguhesh, bëj punën tënde prandaj po të shoh ashtu. Kaq. Kontrolloje gojën e qelbur kur flet me mua. Çdokush ta dijë vendin e vetë. Le të bëjmë detajet dhe të shkojmë në shtëpi. Dhe mbylle gojën. U mbush kupa. Ti harron që unë jam artistja, unë duhet të jem në humor të mirë. Ti tashmë ma prishe videon”, dëgjohet të thotë Bleona e nevrikosur.