Holta Pilz është një bodybuildere mjaft e famshme në Shqipëri dhe jo vetëm. Ajo ka fituar shumë konkurse ndërkombëtare. Vetëm pak ditë më parë bodybuilderja fitoi vendin e tretë në botë për bodybuilder në kompeticionin botëror “Olympia Physique”.

Pilz ishte sot e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku rrëfeu detaje rreth konkursit. Gjatë emisionit, Pilz teksa fliste për muskujt, pyeti drejtuesin e emisionit Arian Çani nëse ishte kurioz ta prekte. Çani i gatshëm, u ngrit menjëherë dhe preku në të pasme bodybuilderen.

Holta Pilz: Nuk je kurioz të më prekësh?

Arian Çani: Po mi zemër unë gati jam. Jam kurioz të të prek.

Holta Pilz: Do prekësh diçka që do të them unë. Do prekësh muskulin gluteus maximus, pjesa muskulare e vitheve.

Arian Çani: Zonja dhe zotërinj kemi një moment shkencor, nuk është ashtu si mendoni ju. Nuk preket fare nuk shtypet. Si me qenë hekur, ti prek lëkurën, por poshtë është një gjë e fortë si me qenë beton./tvklan