Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez kanë shijua një shëtitje me jaht luksoz në Ibiza ditën e djeshme, ku sigurisht nuk i kanë shpëtuar fotografimit.

Ylli portugez është parë të bëjë shaka me Georginën, teksa e hedh në det disa herë, ku vështirë t’i bësh rezistencë forcës së Ronaldos.

E veshur me bikini të bardhë, modelja 24-vjeçare dukej më se në formë edhe pse para pak muajsh ka sjellë në jetë një vajzë.

Por, përveç kësaj nga të gjitha daljet e tyre publike vërehet një dashuri e fortë mes Ronaldos dhe Georginës që nga takimi i parë në nëntor të 2016-ës.