Ronaldo luajti këtë fundjavë ndeshjen e tij të parë në Serinë A.

Sulmuesi i ri i Juventusit zbriti në fushë nga minuta e parë në sfidën kundër Kievos ku bardhezinjtë fituan me përmbysje 3-2.

Para ndeshjes një episod qesharak ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

I karikuar në maksimum, Ronaldo ka kërcyer fort teksa po dilte në fushë, ndërkohë që e shoqëronte një vajzë e vogël.

Vogëlushja është trembur nga lëvizja e shpejtë e portugezit, ndërsa ky i fundit e ka qetësuar menjëherë.

Pamjet kanë pushtuar rrjetet sociale.