Dafina Zeqiri u rikthye në trojet shqiptare, për të qënë sa më pranë fansave të saj me koncerte dhe produksione të reja muzikore gjatë sezonit veror.

Dhe në hapësirat që i krijohen nga axhenda e saj, këngëtarja vendos të zhvillojë edhe disa intervista për të njoftuar të rejat e fundit. Së fundmi, këngëtarja e hitit “Kalon” ishte e ftuar në emisionin “Zona Rozë”, ku mbeti e shtangur nga gjuha e përdorur nga gazetari.

“A t’ka ra najher me marrë n’gojë najkon”, e pyet moderatori Dafinën, teksa kjo e fundit shfaqet mjaft e habitur nga pyetja që i drejtohet. E ndërsa modatori vijon të sqarojë se po kuptonte nëse ka bërë ndonjëherë thashetheme, Dafina Zeqiri mori kuptimin seksual të pyetjes, ndaj refuzoi të jepte një përgjigje.