Presidentja tifoze e zjarrte kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic ka komentuar pas përfundimit të finales së madhe të Kampionatit Botëror, ku Franca arriti që sot të bëhet Kampione e Botës në futboll.

Sot me rezultatin 4-2, Franca mposhti Kombëtaren e Kroacisë në finalen e zhvilluar në Moskë.

“Djemtë e Kombëtares luajtën dhe e bënë historinë, jam krenare me ju”, ka shkruar Kitarovic në rrjetin social Facebook.

Imazhet dhe videot e saj gjate ketij boterori kane bere xhiron e botes.