Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar një artikull të madieve italiane lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Bota habitet me ne!

Mediat Italiane botojnë artikullin me titull tallës për familjen mafioze Xhafaj dhe mafien qeveritare shqiptare:

‘Misteri shqiptar i ‘vetëvrasjes’ me gjashtë të shtëna me rikoshetë italiane????? Ato shkruajnë me ironi se ‘vetëvrasja me tre apo 6 të shtëna në tëmtha është Vetëvrasja me kokfortë e historisë”

Kurse manipulimet dhe përpjekjet e qeverisë për vrasjen e Shkëlzen Qordes si vetëvrasje, autori e quan me tallje si:

‘Vetëvrasje me çdo kusht’.

Ketu keni artikullin e plote ne te cilin autori tall dhe telendis narkoqeveritaret qe perpiqen te shpallin nje vrasje te qarte si vetevrasje.

Media italiane

Mistere shqiptare, vetëvrasje me 6 të shtëna me rikoshetë italiane

Shoferi personal i ministrit të Brendshëm, me vëlla trafikant droge të dënuar në Itali, vdes në garazhin e Gardës së Republikës.

– Vetëvrasje me tre ose gjashtë të shtëna në kokë. Vetëvrasja më kokëfortë në histori!

– Pastaj, tek ministri nga lidhjet e rrezikshme, një tjetër pakujdesi italiane.

03 korrik 2018

Vetëvrasje me çdo kusht

Mistere shqiptare, vetëvrasje me gjashtë të shtëna. Donte patjetër të vdiste, përpiqet të mbështesë këtë tezë policia e Tiranës, me pak sforcime.

Shkelzen Qordja, 31vjeç, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në anën e djathtë të kokës, i ulur në sediljen e shoferit të një makine shërbimi, lexojmë në lajmet lokale.

Kjo ndodhi në garazhin e Gardës së Republikës, reparti që merret me shoqërimin dhe sigurinë e politikanëve shqiptarë, i mbyllur nga brenda dhe i pa aksesueshëm nga jashtë, ku janë gjetur tre gëzhoja, versioni zyrtar i policisë ky, e cila duket një goxha këmbëngulje për të shkrehur armën me kafkën e thyer tashmë.

Tjetër burim, jo zyrtare por policeske, flet për gjashtë gëzhoja për një vetëvrasje fantazi.

Shkelzen Qordja ishte pjesë e Gardës prej pak më shumë se një vit. Para se të bëhet shofer i Fatmir Xhafaj ai kishte qenë shoferi i Engjëll A?ac?t, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ish-avokat penal në Romë -siç lexojmë të portali Exit – ” i njohur për mbrojtjen e të gjithë kriminelëve kryesorë shqiptare në gjykatat italiane, një mik i mirë i Fatmir Xhafajt (ministri me vëlla narkotrafikant). Lidhje të çuditshme dhe këmbëngulëse familjare atje. I ‘vetëvrari’, me vëllain e tij Ermal, edhe ai pjëse e Gardës, para regjistrimit në Garde, ishin shoferët personal të Xhafaj, ministër, dhe në miqësi të ngushtë me vëllain e tij Agron, narkotrafikant.

Skena e krimit.

Një deklaratë nga policia, jo e lëshuar nga Prokuroria, raporton për plagë të ndryshme me armë zjarri të shkrehura nga e djathta në të majtë, dhe arma e shërbimit në dorën e djathtë të tij dhe e vendosurs në pozicionin e qitjes në breshëri. Rindërtim pak i pabesueshëm ky, në pritje të certifikimeve të tjera.

për politikën çdo gjë është e qartë qysh në fillim: vetëvrasje për qeverinë, tashmë duke u marrë me skandalin narko vëllait të ministrit; ndërsa për opozitën është larje hesapesh të tipit mafioz.

Informacione keqdashëse kundërshtuese dhe të interesuara, por rrethanat nuk ndihmojnë. Rreth dy javë më parë Komandanti i Shërbimit Operacional të Gardës së Republikës, Martin Nika, u mor përpara dhe u vra nga një makinë në kundravajtje që pastaj u zhduk. Me dyshimin për vrasje të qëllimshme/të shënjestruar.”