Edhe meshkujt vuajnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. E këto sëmundje shpesh shkaktojnë simptoma që ndikojnë në penis.

Ja disa prej simptomeve që mund të tregojë një infeksion seksualisht të transmetueshëm:

Penisi ka një shkarkim i trashë i bardhë, ose i verdhë apo i gjelbër nga maja e penisit mund të jetë një shenjë për gonorre. Flluska që shfaqen në penis. Kur ato fillojnë e kruhen para se të shfaqen kemi të bëjmë me herpes genital. Përhapen në kofshë dhe të pasme.

Kur duken si vezë shumë të vogla kafe ose gri në boshtin e qimeve pubike, mund të jetë shenjë e infektimit nga morrat pubike. Plagë të vogla shfaqen në penis, ato zakonisht janë pa dhimbje. Por kur lëndohen tregojnë për sifiliz.

Dhimbje e vazhdueshme gjatë urinimit mund të jenë shenja të një infeksioni të transmetueshëm. Gungat e kuqe në penis mund të jenë shenja infektimi nga zgjebia. Këto përhapen dhe në trup.

Ju lutem! Nëse shihni ndonjë nga këto shenja urgjentisht duhet të shkoni te mjeku.