Janë mbyllur llogaritë dhe për grupin B në këtë Botëror. Spanja në ndeshjen e fundit u përball me Marokun, në të cilën doli barazim.

Po ashtu dhe skuadra e Portugalisë nuk shkoi më shumë se një barazim me Iranin.

Në përfundim të këtyre ndeshjeve u mbyll dhe faze tretë dhe u kualifikuan Portugalia dhe Spanja.

Me këtë renditje, ku Spanja udhëheq grupin në fazën e ardhme kundërshtar do të ketë vendasit, Rusinë.

Ndërsa Portugalia do të ndeshjet me vendin e parë të grupit A, që është Uruguai.