Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon pritet të zyrtarizojë transferimin te Paris Saint Germain.

Pasi konfirmoi largimin nga Juventusi, 40-vjeçari pritet të nënshkruajë me klubin e njohur francez, shkruan Korrieri.

Sipas “Calciomercato” po raportohet se është arritur një marrëveshje ndërmjet Buffonit dhe kampionëve të Francez.

Sipas kësa agjenci lajmesh Buffon ka rënë dakord dhe pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me vlerë 7 milionë euro plus shpërblime.