Edhe pse mund të thuhet se është një dënim i vogël, shqiptarët nuk duan që Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichststeiner ta paguajnë dënimin

FIFA sot dënoi tre lojtarët e Zvicrës për shkak se ata bën shqiponjën me duar në ndeshjen Zvicër – Serbi ku Zvicra fitoi më rezultat 2-1.

Me të marrë vesh vendimin dy shqiptarët që jetojnë në SHBA, Drin Zatriqi dhe Rilind Reka kanë hapur një fushatë për të mbledhur para për lojtarët e Kombëtares se Zvicrës: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichststeiner.

FIFA i dënoi sot Xhakën dhe Shaqirin më nga 10 000 franga, kurse Lichststeiner më 5,000.

E për këtë dënim ata e morën pse bën me duar shqiponjën e Shqiptarëve.

Ata sjellën gëzi dhe lumturi tek të gjithë zviceranët dhe shqiptarët anëekënd globit, andaj ndani një oment dhe mbështetni ata.

Nëse Federata e Zvicrës nuk e pranon këtë fond ne do ti dhurojmë paratë për bamirësi sipas zgjedhjes se tyre, thuhet në arsyetimin e hapjes së këtij fundi.