Rrahja e këngëtares Baby G nga mikja e saj Bleta Gashi bëri bujë të madhe para disa orëve.

Kjo ndodhi pasi që këngëtarja nga Shqipëria kishte ngrënë bukë në makinën e mikes së saj, që më pas erdhi deri tek incidenti.

Ndërkaq, siç duket përveç Baby G-së ka ndodhur edhe një rrahje tjetër në estradën shqiptare, teksa ka qarkulluar një video në rrjetet sociale.

Faqja “Vipat e Bllokut”, kanë publikuar një video në të cilën shfaqet modelja Françeska Jaçe duke e grushtuar një femër tjetër, në mes të klubit.

Sido që të jetë, modelja seksi nuk ka reaguar ende rreth këtij rasti.