Ja si të përgatisim një tortë me Coca-Cola.

Përbërësit:

230g miell

350g sheqer

1 lugë e mesme pluhur për pjekje

Pak kripë

2 vezë

130g qumësht me 1 lugë gjelle limon

6g ekstrakt vanilje

113g gjalpë

50g kakao

120g vaj luledielli

250g Coca-Cola

Glazura me çokollatë:

345g sheqer pluhur

25g kakao

80g qumësht

6g ekstrakt vanilje

75g arra amerikane

Përgaditja:

-Nxejeni furrën në 180 shkallë C. Në një enë të madhe përzijeni miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën, dhe bëjeni një gropë në mes.

-Në një enë tjetër përzijeni vezët, qumështin me limon dhe ekstraktin e vaniljes.

-Në një tigan, në temperaturë të mesme shkrini gjalpën. Pastaj futni brenda edhe kakaon, vajin dhe Coca-Colan. Mbajeni në zjarr deri sa të vlojë dhe pastaj largojeni nga nxehtësia. Lëreni të ftohet pak dhe futeni tek masa e miellit. Pastaj përzijeni masën e vezës me masën e ftohur. Futeni brumin në furrë dhe piqeni për 28-30 minuta.

-Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.

Glazura me çokollatë:

-Në një tigan të thellë në temperaturë mesatare shkrijeni gjalpën. Përzijeni kakaon dhe Coca-Colan dhe lëreni të vlojë. Hiqeni nga zjarri dhe duke përzier ngadalë shtoni sheqer pluhur bashkë me ekstrakt vaniljen, deri sa të jetë masë homogjene. Lyeni këtë masë mbi tortën e ftohur. Shtoni arrat e pjekura indiane mbi dhe lëreni të ftohet.

Shënim: Për t’i pjekur arrat indiane futini në një tepsi të madhe dhe piqeni për 6-8 minuta në 180 shkallë C deri sa të jenë pak ngjyrë kafe. Lërini të ftohen dhe pastaj pritini

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP