Keni pyetur gjithnjë veten si të bëni marmalatë portokalli dhe nuk e keni marrë një përgjigje?

Sot është koha ku ju të mësoni recetën dhe hapat e përgatitjes. Pas kësaj do të na falenderoni!

Përbërësit për marmalatë portokalli:

  • 3 portokaj,
  • 1 lugë limon,
  • masa e sheqerit pak më poshtë.

Përgatitja:

Lajmë mirë portokajtë, më pas marim njërin, i presim anën e bishtit dhe e grijmë në mikser siç është me lëkurë sa të bëhet pure.

E hedhim në një tas këtë të fundit. Qërojmë dy portokajtë e tjerë, i lemë vetëm pjesën brenda pa lëkurë dhe i bëjmë edhe këto pure. I bashkojmë bashkë me të parin, i peshojmë dhe masa që del nga portokallet po aq sheqer do (psh nqs është 700 gr pure portokalli do 700 gr sheqer).

I vemë të ziejnë në temperaturë të ulët, duke i përzier nganjëherë dhe i largojmë shkumën që krijohet gjatë zierjes. Zierja bëhet rreth 30 minuta, në fund i hedhim edhe lëngun e limonit dhe është gati.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP