Recetë Gatimi/ Si të përgatisim marmalatë molle

Përbërësit për marmalatë molle:

  • 1 kg mollë
  • 700 gr sheqer
  • 2 filxhana çaji me ujë
  • 3 lugë lëng limoni

Përgatitja e marmalatës së mollës:

Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim në kubik. Hedhim në një tas të madh lëngun e limonit, e mbushim me ujë dhe hedhim mollët, i lemë për 30 minuta. Në tenxhere hedhim ujin dhe mollët dhe i lemë të ziejn për një orë. Më pas marim mollët i vendosim në grirëse dhe i bëjmë marmelatë dhe e hedhim sërisht te tenxherja me ujë, hedhim edhe sheqerin dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht gjer sa marmelata të trashet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP