Përbërësit:

  • Miell
  • 2 të bardhët e vezës
  • 100 gr gjalpë
  • 1 gotë kos
  • 1 pluhur për pjekje
  • Djathë
  • Kripë

Përgatitja:

  1. Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën.
  2. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.
  3. Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.
  4. Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje.
  5. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.
  6. Futen në furrë dhe pjeken në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP